PSHDK me përfaqësim të denjë në listën 116: Zef Morina nr. 15 dhe Majlinda Nushi nr. 89
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës thotë se hyn në zgjedhjet e 28 dhjetorit me synimin për ta forcuar përfaqësimin e saj dhe për të sjellë një qasje më të qartë zhvillimore në institucionet qendrore. Pas më shumë se tridhjetë vjetësh rol në jetën politike dhe ndërtimin e institucioneve, subjekti prezanton dy kandidatë në listën e përbashkët 116 me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Kosova.info.
Zef Morina, numri 15 në listë, vjen me përvojën e tij si ish-ministër dhe drejtues institucioni. Ai shihet si një profil me orientim të qartë euroatlantik dhe me bilanc të njohur pune në fushat ku ka vepruar. Morina ka ndërtuar reputacion për qasje pragmatike dhe vendime që kanë ndikuar drejtpërdrejt në shërbimet ndaj qytetarëve.
Majlinda Nushi, numri 89, sjell një profil më të ri dhe të lidhur ngushtë me temat sociale. Ajo përfaqëson një qasje të theksuar në edukim, rolin e gruas dhe angazhimin e rinisë. Nushi vlerësohet brenda partisë për energjinë dhe seriozitetin që i jep fushave që mbulon.
PSHDK thotë se me këta dy kandidatë synon të sigurojë zë të qëndrueshëm në proceset vendimmarrëse dhe të përforcojë orientimin e saj drejt integrimit perëndimor.
Partia u bën thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të mbështesin listën 116, Zef Morinën me numrin 15 dhe Majlinda Nushin me numrin 89./Kosova.info/
