PSG në epërsi kundër Bayern Munich pas pjesë së parë
Pesë gola janë shënuar për dyzet e pesë minuta natën e të martës në Paris.
Paris Saint-Germain e ka mbyllur me epërsi 3-2 pjesën e parë të gjysmëfinales së Champions League kundër Bayern Munich.
Skuadra gjermane ka kaluar e para në epërsi në minutën e shtatëmbëdhjetë, kur Harry Kane ka shënuar nga penalltia për 0:1.
PSG ka reaguar shpejt dhe e ka rikthyer baraspeshën në minutën e njëzet e katërt kur Khvicha Kvaratskhelia ka realizuar pas një depërtimi individual për 1:1.
Vendasit kanë përmbysur gjithçka në minutën e tridhjetë e tretë, kur Joao Neves ka shënuar me kokë pas një goditje nga këndi për rezultatin 2:1.
Pastaj Bayern ka goditur sërish në minutën e dyzet e një kur Michael Olise ka realizuar nga jashtë zonës për rezultatin 2:2.
Megjithatë, drama nuk ka përfunduar me kaq. Në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, PSG ka fitour penallti dhe Ousmane Dembele ka realizuar për 3:2.
Gjithçka mbetet e hapur për dyzet e pesë minutat e dytë.
