Protestuesit pro-rusë ia mësynë presidencës serbe, Vuçiq: Shteti nuk do të lejojë dhunën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është deklaruar pas protestave të dhunshme të krahut të djathtë ekstrem përpara ndërtesës së presidencës serbe.
Vuçiq ka thënë se shteti i tij nuk lejon “banditët dhe ekstremistët” që mbështeten qoftë nga lindja apo perëndimi të cënojnë Kushtetutën e Serbisë, raporton REL-i në edicionin serb.
I njëjti ka deklaruar se ka pasur takime me shërbimet inteligjente pas kësaj proteste.
“Ne kemi analizuar gjendjen e rendit dhe qetësisë publike, gjërat janë plotësisht nën kontroll, prandaj njerëzit duhet të rrijnë të qetë”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se “të gjithë ata që kërcënuan me vrasje, rrahin njerëz” do të përgjigjen para organeve kompetente shtetërore.
