Protestuesi: Disa policë kanë filluar të shndërrohen në milicë
Policinë nuk ka njeri gjak shqiptari që nuk i donë, por, milicinë i urrejnë deri në pikën e fundit. Siç po duket kohët e fundit kanë filluar disa të shndërrohen në milic. Kështu thotë Mirlaim Limani, mik i familjes së të ndjerit Agon Zejnullahu, pas përfundimit të protestës në Lipjan, ku u kërkua drejtësi për këtë rast.
Limani thotë se disa individë brenda sistemit të sigurisë po transformohen nga policë në milicë, duke i shërbyer jo qytetarëve, por pushtetit të kapur.
Ai e bëri një krahasim të drejtpërdrejtë me kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, duke thënë se “milicët dihet të kujt kanë qenë, të Sllobodanit”.
Në fjalimin e tij pas protestës pranë stacionit të Policisë në Lipjan, Limani u shpreh se nëse edhe ky rast, vdekja e Agon Zejnullahut, do të mohohet, atëherë qytetarët nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi.
Limani: Kohët e fundit kanë filluar disa të shndërrohen në milic
“Policinë nuk ka njeri gjak shqiptari që nuk i donë. Ama milicinë i urrejnë deri në pikën e fundit. Siç po duket kohët e fundit kanë filluar disa të shndërrohen në milic. E milicët dihet të kujt kanë qenë, të Sllobodan Millosheviqit…Nëse edhe këto gjëra i mohohen këtij populli, ne nuk do të ndalemi derisa të vihet drejtësia në vend. Se për disa gjëra po shihet se kush e ka kapur pushtetin në dorë. Janë disa njerëz që po e imitojnë kryekëput Slloboda Millosheviqin. Ato nuk i tolerojmë. Njëherë me këto protesta paqësore nuk e kemi ndërmend të ndërmarrim veprime të palejueshme, sepse policia jonë janë të bijtë tanë. Por kur vije fjala për milicët e pushtetit nuk i tolerojmë”, tha Limani.
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot para stacionit të policisë në Lipjan, në një protestë paqësore për të kërkuar drejtësi për vdekjen e Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën gjatë arrestimit nga ana e policisë.
“Drejtësi për Agonin”, “Poshtë brutaliteti policor”, “Kush na mbron prej policisë” janë brohoritjet e protestuesve të cilët fillusn protedten nga objekti i komunës deri para stacionit të policorë.
Agon Zejnullahu ndërroi jetë më 7 korrik 2025, rreth orës në Lipjan, gjatë arrestimit nga policia.
Ndërkaq, më 9 korrik, pesë zyrtarëve policor të përfshirë në këtë rast u është caktuar nga Gjykata Themelore masa e paraburgimit prej një muaji.
