Promovohet libri biografik për Hashim Thaçin ‘Burrë Shteti Modern’

Në bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë u promovua libri biografik në gjuhën shqipe i ish-presidentit Hashim Thaçi, nga autorët Roger Boyes dhe Syzu Jagger.

“Shteti i ri, burrë shteti modern, Hashim Thaçi-një biografi”, u promovua në vigjilje të 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Libri i gazetarëve britanikë në gjuhën shqipe është sjellë nga shtëpia botuese “Fan Noli”, derisa përkthimi i tij është bërë nga ish-kryediplomatja e Shqipërisë, Arta Dade.

Të pranishëm ishin të ftuar të shumtë nga trevat shqiptare, familjar e bashkëluftëtarë të  ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në libër thuhet se biografia e tij është dëshmia më e mirë e jetës së Hashim Thaçit, ecja e tij në rrugën e çlirimit dhe shtet-ndërtimit.

Go to TOP