Prokuroria jep detaje, 60-vjeçari në Malishevë dyshohet se u qëllua për vdekje nga nipi i tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka dhënë detaje më shumë rreth vrasjes së sotme ne fshatin Kijevë të Malishevës.

Në një përgjigje kanë njoftuar se viktima është i moshës rreth 60-vjeçar, i cili dyshohet se është qëlluar për vdekje nga nipi i tij, tashmë i arrestuar.

“Iu njoftojmë se sot me dt.28.04.2023, rreth orës 09:50/h, ka ndodhur një vrasje në fshatin Kijevë, Komuna e Malishevës, viktima është i moshës rreth 60 vjeçare, i cili dyshohet se është qëlluar për vdekje nga nipi i tij, i cili më pas është arrestuar nga ana e policisë dhe me vendim të Prokurorit kujdestar i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Njëherit, në përgjigjen e tyre kanë njoftuar se Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit që dyshohet se ka kryer vrasjen.

“Prokurori kujdestar me urgjencë ka dalë në vendngjarje dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, po ashtu Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor në Gjykatën kompetente kundër të pandehurit do të parashtrojë Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Go to TOP