Projektet me interes për dy shtetet, Kurti sot viziton Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, sot do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha për RTK se Kurti atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet  infrastrukturore me interes për dy shtetet.

Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik.


Go to TOP