Projektbuxheti shqyrtohet në seancën e së hënës, opozita u deklarua se nuk e voton

Kuvendi i Kosovës, të hënën do të mbajë seancë plenare.

Duke filluar nga ora 10:00, deputetët në rend ditë kanë pikën e Shqyrtimit të parë të Projektligjit nr. 08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK janë deklaruar se nuk do ta votojnë buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm që është parashikuar të jetë 3.6 miliardë euro. /Kosova.info/

Go to TOP