Profesori i UP-së e quan “dreq kushtetues” draf- statutin e FES-it

Profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, Vigan Qorrolli, e ka quajtur “dreq kushtetues” draftin e përgatitur nga FES për Asociacionin e komunave.

Përmes një shkrimi në Facebook, Qorrolli ka shkruar se marrëveshja e tillë kërkon ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se merr kompetenca më shumë se asociacioni aktual i komunave.

“Draft-statuti i përgatitur prej FES per Asociacionin — nëse është versioni qe do miratohet — e kërkon ndryshimin/amandamentimin e Kushtetutës së Republikës. Kështu, ky Asociacion ‘de jure’ merr kompetenca mbi normalen e atyre te Asociacionit ekzistues te Komunave te Kosovës dhe me patjetër behet “dreqi kushtetues” i sistemit tone politiko-juridik!”, ka shkruar Qorrolli.

Go to TOP