Aktivisti i VV-së thotë se Kroacia me luftë ndali Asociacionin, komentuesit: Ku ke luftu ti?

Aktivisti i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Enis Sulstarova, ka thënë fjalët e tij për Asociacionin, një ndër temën kryesore të këtyre ditëve në debatin publik e politik në vend.

Sulstarova ka paralajmëruar edhe luftë për të parandaluar formimin e “Zajednicës”.

Ai ka marrë për shembull, Kroacinë që sipas tij, e anuloi me luftë Asociacionin.

Sa per kujtese, Kroacia me lufte e “anuloi” Zajednicen e komunave me shumice serbe. Prandaj nuk duhet bere tani ne Kosove ne paqe.” – ka shkruar ai në Facebook.

Ai është pyetur nga komentuesit se ku ka luftuar.

Ku ke Luftu ti ? Koshare a po pashtrik” – pyete një nga komentuesit.

Sulstarova është përgjigjur duke thënë se nuk ka luftuar.

Une nuk kam luftuar me 1999. Ju qe pyesni me siper, edhe nese keni luftuar edhe nese nuk keni luftuar, sot me 2023 jeni per ta bere Zajednicen?” – ka komentuar ai.

Përndryshe edhe deputetë e zyrtarë të tjerë të VV-së kanë kundërshtuar ashpër themelimin e Asociaionit.

Ata bile janë hedhur në sulm ndaj kujtdo që po kërkon që të themelohet Asociacioni.

Go to TOP