Procesohen edhe 2.17% e vendvotimeve për kandidatët për deputetë

Në përditësimin e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më 20 shkurt 2025, në orën 16:34, është raportuar se 92.58% e vendvotimeve janë përpunuar nga numërimi i votave nëpër qendrat komunale të numërimit.

Rezultatet për partitë dhe kandidatët janë si më poshtë:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV): 40.97% e votave

Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 22.47% e votave

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 17.14% e votave

Koalicioni AAK-Nisma: 7.44% e votave

Për kandidatët për kryeministër:

Albin Kurti (LVV): 266,798 vota

Bedri Hamza (PDK): 153,789 vota

Lumir Abdixhiku (LDK): 112,474 vota

Ramush Haradinaj (AAK-Nisma): 38,346 vota

Në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, numërimi i të cilave do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Go to TOP