Prizren: Rikthehet ligjshmëria rrënohët një objekt të kontestuar për shumë vite në lagjen Dardania
Drejtoria e Inspektorateve ka filluar kthimi në gjendjen e mëparshme të hapësirës planifikuar objekti i banimit kolektiv në Lagjen Dardania. Me qëllim të harmonizimit të kërkesave dhe obligimeve që dalin nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe në zbatim të vendimit të Kuvendit të Komunës, të datës 13 Tetor 2021, vendim i cili e obligon Komunën e Prizrenit të ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore, autoritetet Komunale, gjegjësisht Drejtoria e Inspektorateve, sot ka filluar rrënimin e objektit i cili është kontestuar nga banorët e Lagjes Dardania transmiton Kosova.info
Me këtë rast Komuna e Przrenit po zbaton vendimin e Kuvendit të Komunës në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, poashtu po përmbush kërkesat e banorëve të Lagjes Dardania.
Plane dhe projekte të reja kreative e presin këtë lagje.
