Sekuestrohen tri armë zjarri në lokacione të ndryshme

Gjatë 24 orëve të fundit, nga zyrtarët policorë janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe janë sekuestruar tri armë zjarri.

Sekuestrimi i armëve është kryer në tri raste dhe lokacione të ndryshme.

“Sot në rrugën “Fitorja” në Podujevë, nga njësitë e stacionit policor, është arrestuar një person i dyshuar për veprën sulm, si dhe i është sekuestruar një armë zjarri e tipit Zoraki dhe një karikator. B.A, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili, me datën 20.12.2022, ishte i përfshirë në një rast sulmi që kishte ndodhë në fshatin Letanc, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë, ku personit të dyshuar i janë gjetur dhe sekuestruar një revole e tipit VZOR, një karikator dhe 7 fishekë.

Ndaj tij është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.

Ndërsa rasti i tretë, i cilësuar si vrasje në tentativë,  ka ndodh dje në fshatin Gllobarë të Drenasit.

Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar dy persona të dyshuar.

Prezencën e njërit prej të cilëve e siguruan mbrëmë, ku dhe është sekuestruar një armë zjarri.

“I.M, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është hap rast për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar”.

Go to TOP