Prishtinë, një grua e denoncon në polici dhëndrin – thotë se po e keqtrajton nipin e saj

Një grua ka raportuar në polici pasditen e së martës se nipi i saj (djali i vajzës) po keqtrajtohet nga babai i tij.

Sipas saj, viktima (nipi i saj) nuk mund të takohet me nënën e tij pasi prindërit janë të ndarë.

“Prishtinë 05.07.2022 – 15:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nipi i saj (djali i vajzës) viktima mashkull kosovar- fëmijë, largohet nga shtëpia dhe keqtrajtohet nga babai i tij, ndërsa viktima nuk mund të takohet më nënën e tij pasi që prindërit janë të ndarë”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari nuk është hasur nga policia, ndërsa viktima është intervistuar në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

Lidhur me rastin policia thotë se është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa viktima është vendosur në strehimore.

Rasti po hetohet si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Go to TOP