Prishtinë: Largohen nga sheshi shitësit ambulantë dhe lypsarët

Inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës largojnë shitësit ambulant nga sheshi dhe lypsarët, e disa nga lypsarët me kërkesën e inspektoratit u arrestuan.

Kjo erdhi pasi që numri i shitësve ambulant dhe lypsarëve kishte filluar te rritet dhe të bëhet pengesë për qytetarët dhe vizitorët të cilët vizitonin sheshin e kryeqytetit.

Nga inspektorati komunal i Prishtinës kanë thënë për Kosova.info se, aksione të tilla do të ketë çdo herë që të ketë nevojë, sepse sheshi nuk mund të shndërrohet në treg ditor.

“Ne mbrëmë së bashku me Policinë e Kosovës kemi filluar pastrimin nga shitësit ambulantë dhe lypsarët dhe ky aksion do të vazhdoj edhe në ditët në vijim”. /Kosova.info/


Go to TOP