Prishtinë, kërkohet kthimi i vezës së mesazheve

Veza e punuar nga skulptori gjerman, Armin Kolbl, që ishte sjellë në Kosovë menjëherë pas luftës, synohet të rikthehet edhe njëherë në kryeqytet.

Në Prishtinë, Kolbl, thotë se dëshiron të mbushet punimi me letra që përmbajnë mesazhe të kosovarëve, dhe të njëjtat të dërgohen bashkë me vezën në disa kryeqendra evropiane.

E përveç kësaj, ai tha se do të donte që brenda saj të vendoseshin edhe letra nga qytetarët në Evropë. Më pas punimi të rikthehet në Prishtinë, ku do të qëndrojë deri në vitin 3001, kur edhe ka paraparë të hapen letrat.

Në këtë projekt që në 2001-tën simbolizonte lirinë, po insiston edhe aktori kosovar, Adhurim Demi, i cili thotë se përmes saj në BE mund të kërkohet edhe liberalizimi i vizave.

Megjithatë, për ti realizuar këto, ky thotë se ende nuk kanë kërkuar leje e as s’kanë biseduar me institucionet.

Punime të tilla në formë veze, Kolbl, ka vendosur edhe në disa vende tjera.

Go to TOP