Prishtina nderon komandantin e UÇK-së, Ismet Asllani
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nderuar sot sakrificën e Ismet Asllanit, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili u vra nga policia serbe më 24 mars 1999.
“Asllani, bashkë me shokë, kontribuoi që sot të gëzojmë lirinë,” tha Rama duke shtuar se respektimi i së kaluarës është themeli për ndërtimin e së ardhmes.
Ismet Hazir Asllani la pas një histori të dhimbshme familjare – dy djemtë e tij janë invalidë të luftës, ndërsa dy vëllezërit u masakruan nga forcat serbe në Masakrën e Hallaqit më 19 prill 1999.
Në shenjë mirënjohjeje të përjetshme, një rrugë në kryeqytet mban emrin e tij, duke kujtuar përjetësisht sakrificën dhe kontributin e tij për lirinë e Kosovës. /Kosova.info/
