Prishtina me fitore të rëndësishme
Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme të martën mbrëma.
Skuadra kryeqytetase në Pallatin e Rinisë e mposhti Vëllaznimin me rezultat 39:36. Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në hendboll.
Me fitore Prishtina doli në vendin e gjashtë me 17 pikë. Trepça tani është e shtata me 16 pikë, por ka një ndeshje më pak se Prishtina.
Vëllaznimi është i katërti me 22 pikë, një më shumë se Llapi i vendit të pestë.
Egzon Ademi me tetë dhe Albi Gjuka e Oltion Beshiri me nga shtatë gola, ishin më efikasët te Prishtina.
Te skuadra gjakovare dhjetë gola i shënoi Ardi Halili, ndërsa nëntë i shtoi Çlirim Rama. /Kosova.info/
