Prishtina e Drita ndahen baras
Ndeshja e mbetur nga Java e dytë të Superligës së Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Dritës ka përfunduar pa fitues, me rezultat 1-1.
Ky takim ishte shtyrë për shkak të përfshirjes së ekipit nga Gjilani në garat evropiane.
Drita ka kaluar në epërsi në minutën e tridhjetë e nëntë me golin e Arb Manajt.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.
Prishtina ia ka dalë ta barazojë rezultatin në minutën e tetëdhjetë e nëntë, falë një goli me kokë nga Leotrim Kryeziu, duke i siguruar skuadrës së tij një pikë të vlefshme në minutat e fundit të ndeshjes.
Pas këtij barazimi, Drita qëndron në vendin e dytë në tabelë me njëzet e dy pikë, të njëjtën kuotë pikësh që kanë edhe Ballkani e Malisheva. Prishtina mban vendin e katërt me njëzet pikë.