Princi Harry dhe Meghan Markle: Qëndrojmë me Ukrainën kundër kësaj shkeljeje të ligjit ndërkombëtar dhe humanitar

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë njoftuar se “qëndrojnë me popullin e Ukrainës” ndërsa dënuan tentim-pushtimin e vendit nga Vladimir Putin.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it, të cilët jetojnë në Montecito, Kaliforni, lëshuan një mesazh në faqen e internetit të organizatës së tyre bamirëse, Archewell, shkruan DailyMail.

Në deklaratë thuhej: “Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex-it dhe të gjithë ne në Archewell qëndrojmë me popullin e Ukrainës kundër kësaj shkeljeje të ligjit ndërkombëtar dhe humanitar dhe inkurajojmë komunitetin global dhe udhëheqësit e tij të bëjnë të njëjtën gjë”.

Kjo erdhi pasi u zbulua se Harry dhe Meghan do të marrin pjesë në NAACP Awards të shtunën, ku do të marrin çmimet prestigjioze të Presidentit për të shënuar arritjen e tyre të veçantë për “shërbimin e shquar publik”.

Dhe nuk është hera e parë që ata flasin për një çështje madhore dhe konflikt global. Pasi u transferuan në ShBA në vitin 2020, ata u akuzuan se kishin hyrë në zgjedhje kur u kërkuan votuesve të ‘refuzonin gjuhën e urrejtjes’ në një mesazh që u interpretua gjerësisht si një sulm ndaj Donald Trumpit dhe mbështetje e heshtur për fushatën e Joe Bidenit.

Gushtin e kaluar, çifti ‘zemërthyer’ thanë se përparimi i talebanëve në Afganistan i la ata ‘pa fjalë’ në një deklaratë të gjatë.

Por çifti u kritikua nga një ekspert mbretëror i cili e quajti atë “një përpjekje tjetër për të formuar një familje mbretërore alternative të zgjuar” dhe nga përdoruesit e mrrjeteve sociale që e quajtën deklaratën “publicitet të paqartë” dhe thanë se ishte “e parëndësishme”.

Dhe në dhjetor, Harry paralajmëroi për ‘lakminë e korporatave dhe dështimin politik’ duke zgjatur pandeminë – duke bërë thirrje për barazi globale të vaksinave dhe duke e krahasuar atë me krizën e HIV-it në vitet 1980 dhe 1990.

Fjalët e tyre pasuan dënimin e Putinit nga kryeministri britanik Boris Johnson më herët të martën.

Në një fjalim drejtuar kombit, kryeministri tha se presidenti rus nuk mund të lejohet të ‘shfrytë’ lirinë në Ukrainë me një akt ‘agresioni të pakujdesshëm dhe të pamatur’.

Ai tha se Putin kishte ‘shpallur luftën’ në kontinent dhe Perëndimi duhet të përgjigjet për të siguruar ‘dështimin’ eventual të ofensivës së tij ‘diplomatikisht, politikisht, ekonomikisht dhe përfundimisht edhe ushtarakisht’.

“Misioni ynë është i qartë. Diplomatikisht, politikisht, ekonomikisht dhe përfundimisht edhe ushtarakisht, kjo sipërmarrje e shëmtuar dhe barbare e Vladimir Putinit duhet të përfundojë me dështim”, tha ai.

Duke e quajtur hapur zotin Putin një ‘diktator’, kryeministri pranoi se muajt në vazhdim mund të jenë ‘të zymtë’, por ‘flaka e lirisë’ do të ‘ndizet përsëri në Ukrainë’.

“Me gjithë bombat, tanket dhe raketat e tij, nuk besoj se diktatori rus do të nënshtrojë ndonjëherë ndjenjën kombëtare të ukrainasve dhe besimin e tyre pasionant se vendi i tyre duhet të jetë i lirë”, shtoi ai.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it, do të marrin pjesë të shtunën në NAACP Awards, duke iu bashkuar emrave si: Muhammad Ali, Rihanna, LeBron James, Bill Clinton dhe Venus dhe Serena Williams në marrjen e çmimeve të rëndësishme për “shërbim të shquar politik”.

Ceremonia është ngjarja e tyre e parë e madhe e Hollywoodit që nga largimi nga familja mbretërore.

“Është një nder i vërtetë të njihesh nga Presidenti Derrick Johnson dhe NAACP, përpjekjet e të cilëve për të nxitur drejtësinë racore dhe të drejtat civile janë po aq jetike sot sa ishin gati 115 vjet më parë”, tha çifti në një deklaratë.

“Ne jemi krenarë që mbështesim punën e NAACP dhe jemi gjithashtu partnerë me organizatën në Çmimin vjetor të të Drejtave Civile Dixhitale NAACP-Archewell të krijuar rishtazi, i cili do t’i jepet Dr. Safiya Noble si pjesë e edicionit të 53-të të çmimeve NAACP Image”. 

Go to TOP