Prezantohet plani ndërkomunal i menaxhimit të mbeturinave

Sot në Ferizaj është prezantuar plani final ndërkomunal i menaxhimit të integruar të mbeturinave si dhe Plani i Veprimit për vitin 2024 për komunat e Rajonit të Ferizajt.

Në një takim të përbashkët me akterë nga komunat e Regjionit të Ferizajt në fushën e menaxhimit të mbeturinave nga ana e GIZ-it që është lehtësues i këtij procesi u prezantua Plani final ndërkomunal i menaxhimit të integruar të mbeturinave ku u diskutua edhe zbatimi i planit të veprimit për vitin 2024.

Komuna e Ferizajt njofton se në këtë takim është diskutuar edhe masat prioritare të komunave të Rajonit të Ferizajt.

Go to TOP