Presidentja Osmani: Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ajo ka theksuar se Ramazani është kohë reflektimi, solidariteti dhe afrimi me njëri-tjetrin. 

“Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin. Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni! Agjërim të lehtë e të pranuar!”, ka shkruar Presidentja. /Kosova.info/

Go to TOP