Presidenti Ukrainas nderon një luftëtar amerikan

“Stretch”, një luftëtar amerikan që shërben në Legjionin Ndërkombëtar të Forcave të Armatosura të Ukrainës, është nderuar për shërbimet e tij në Ukrainë nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Emri i amerikanit u zbulua se është Eric.

“Eric faleminderit shumë për guximin tënd”, i tha Zelensky, luftëtarit në një video të publikuar së fundmi.

“Është nderi im. Faleminderit”, tha Eric.

Nuk dihet ende se cili ishte titulli i nderit, për çfarë ishte apo çfarë dëmtime kishte pësuar amerikani.

Një deklaratë nga Legjioni Ndërkombëtar tha: “Stretch” mori një medalje nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në njohje të përpjekjeve të tij heroike në vijën e frontit ukrainas. Fitoret nuk janë të lira. Ata nuk vijnë lehtë. Por përpjekjet e ushtarit tonë vlerësohen me mirënjohje zyrtare”.

Nuk ishte menjëherë e qartë se cili ishte titulli i nderit, për çfarë ishte apo çfarë dëmtimi kishte pësuar amerikani.

Go to TOP