Presheva me kërkesë për degën e gjuhës shqipe në Universitetin e Beogradit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginës së Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesën te Universiteti i Beogradit, për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë.

Në postimin e tij në facebook, thuhet se kërkesa iu është dorëzuar edhe Ministrisë së Arsimit të Serbisë.

“Kjo katedër merr kuptimin e plotë kur e ka të hapur degën e saj në Preshevë, në qytetin që është i banuar me mbi 95% shqiptarë”, ka shkruar ai. /Kosova.info/

Go to TOP