Prej nesër fillon rënia drastike e temperaturave në RMV
Vijon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme dhe më i ftohtë, deri të enjten me reshje të përkoshme lokale të shiut, ndërsa në pjesët më të larta veçanërisht natën e së martën do të ketë kushte për paraqitje të përkohshme të borës, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale nesër do të lëvizë në interval prej -5 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja nga 7 deri në 14 gradë.
Në Shkup temperatura minimale do të bie deri në -3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 13 gradë.