Prej 30 dhjetorit në ‘arrest shtëpie’, Berisha depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar rekurs në Gjykatën e lartë, lidhur me masën e sigurisë të vendosur ndaj tij.

Berisha ka kërkuar heqjen e masës “arrest shtëpie”. Ai është i izoluar në shtëpi prej rreth 3 muajsh, pra që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

Përmes avokatëve, Berisha kundërshton ashpërsimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për dalje jashtë shtetit”, në “arrest shtëpie”, të lëna në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe Apeli i GJKKO-së.

Rekursi është regjistruar tre ditë më parë, më 20/03/2024, ku gjyqtari relator pritet të jetë Sokol Binaj, por ende nuk është caktuar një datë dhe orë për shqyrtimin e rekursit.

Go to TOP