Prattipati pret në takim përfaqësues të Listës Serbe, u kërkon pjesëmarrje në institucionet e Kosovës
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati ka takuar sot përfaqësues të Listës Serbe.
Prattipati u theksoi përfaqësuesve të Listës Serbe që pjesëmarrja e gjerë nga të gjitha partitë e themeluara është thelbësore për të siguruar që çdo komunitet të ketë një zë në të ardhmen e Kosovës, transmeton KosovaPress.
Ajo tha se është e rëndësishme pjesëmarrja e plotë të komunitetit serb të Kosovës dhe përfaqësuesve të tij në punën e institucioneve të Kosovës.
“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati vazhdoi takimet me partitë politike të Kosovës këtë javë. Në diskutimin e saj me përfaqësuesit e Listës Serbe, ajo theksoi se pjesëmarrja e gjerë nga të gjitha partitë e themeluara është thelbësore për të siguruar që çdo komunitet të ketë një zë në të ardhmen e Kosovës. E Ngarkuara gjithashtu theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së plotë të komunitetit serb të Kosovës dhe përfaqësuesve të tij në punën e institucioneve të Kosovës. Vetëm përmes angazhimit aktiv mund të dëgjohen dhe adresohen zërat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në “X”. /Kosova.info/
Chargé d’affaires Anu Prattipati continued meeting with Kosovo’s political parties this week. In her discussion with Srpska List representatives, she stressed that broad participation from all established parties is essential to ensuring every community has a voice in Kosovo’s… pic.twitter.com/LYchoQK39W
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) August 15, 2025
