Pramenkoviq me Kaçar dhe Sharenkapiq për dixhitalizimin e materialeve të Komitetit të Sanxhakut për të Drejtat e Njeriut

Novi Pazar, 10.04.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Të hënën, kryetarja i Këshillit Kombëtar Boshnjak në Serbi, dr. Misalla Pramenkoviq zhvilloi takime me kryetaren e Komitetit të Sanxhakut për të Drejtat e Njeriut Semiha Kaçar dhe drejtoreshën e Qendrës Kulturore “DamaD” Zibija Sharenkapiq.

Foto kredit: KKB

Këto takime janë mbajtur me qëllim të inicimit të digjitalizimit të arkivave të Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Sanxhakut, por edhe formave të tjera të bashkëpunimit përmes projekteve të përbashkëta.

Në takime morën pjesë edhe kryetari i Bordit Ekzekutiv, dr. Fuad Baqiqanin, sekretari Samer Jusoviq dhe shefi i kabinetit Semir Maxhgal.

Go to TOP