Pse ky debat për shami…?

Shkruan: Naza KRASNIQI

Kosova është para se gjithash  në një inflacion të rënd ekonomik sipas raporteve ndërkombëtare. Ka një rritje ekstreme të çmimeve të artikujve bazike që e prekin drejtpërdrejt jetesën e qytetarëve, mjaft shqetësuese  është largimi i të të rinjve nga Kosova, zhvillimi ekonomik 0, paga  dhe pensione më të ulëtat në rajon, kërcënimi i drejtpërdrejt nga Serbia,  me gjitha këto probleme të merrem me bartjen e shamisë, nuk po më duket aspak e duhur në këtë gjendje që është Kosova.

Kosova është shtet laik sipas aktit më të lartë politik-juridik dhe kapitulli për të drejtat dhe lirit e njeriut që është pjesë Kushtetuese shumë e qartë.

Personalisht nuk jam kundër shamisë dhe bartjes së saj sepse është e drejtë e secilit të vendos vetë për jetën dhe mënyrën e të jetuarit, por derisa pjekuria e personit fizik fitohet për të vepruar në moshën 18 vjeçar (për veç në disa raste të veçanta edhe 16) bartja e shamisë në shkolla të jetë prej moshës 18 vjet.

Një gjë duhet ta kuptojmë dhe ta dimë, faza e pubertetit dhe fitimi i aftësisë fizike për të vepruar dallojnë si nata me ditë. Bazuar sipas parimeve fetare islam, vajza duhet të mbulohet në momentin kur hynë në fazën e pubertetit, ndërsa sipas ligjeve dhe Kushtetutës personi fiton aftësinë fizike për të vepruar vetë në moshën 18 vjeçare.

Ligjet e mbrojnë fëmijën nga çdo ndërhyrje dhe detyrim pavarësisht a është fëmija në fazën e pubertetit deri në fitimin e aftësisë fizike.

Fitues pro ose kundër në këtë debat rreth shamisë nuk do ketë, sepse Kosova si shtet laik dhe sipas ligjeve do veproj sipas të drejtës së fitimit të aftësisë fizike duke mbrojtur fëmijën deri në momentin e fitimit aftësisë 18 vjeç. Por ky respektim nuk është fitim kundër iniciativës për ndryshim të udhëzimit, por obligim në respektimin e normave juridike.

Ndërsa të gjithë e dimë mirë se asnjë fëmijë nuk është duke pësuar dhe vuajtur dispozitat e udhëzimit administrativ të Ministrisë së Arsimit për ndalim sepse asnjë shkollë nuk e zbaton nenin  e këtij udhëzimi administrativ që e ndalon bartjen. Të gjitha shkollat në heshtje nuk e respektojnë këtë dispozitë të udhëzimit vetëm për një arsye, për hir të ndërgjegjes që asnjë vajzë mos ta humbë mësimin për arsye që bart shaminë në kokë.

Go to TOP