Pentagoni: S’ka rrjedhje të materialit radioaktiv në termocentralin e sulmuar nga rusët

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se nuk ka rrjedhje të materialit radioaktiv pas sulmit sur në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainë.

Ai tha se Pentagoni nuk mund të flasë se në çfarë statusi funksional është termocentrali në këto momente, ose nëse rusët e kanë nën kontroll atë, por tha se Departamenti i Mbrojtjes po ndihmon Departamentin e Energjisë.

“Për shkak se ne kemi përvojë në drejtimin e termocentraleve bërthamore në Departamentin e Mbrojtjes, ne jemi pjesë e përpjekjes duke ofruar disa këshilla për Departamentin e Energjisë,” tha Kirby.

Ai, sulmin e centralit bërthamor e quajti si shumë të rrezikshëm.

“Sulmimi i një centrali bërthamor është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe mund të kishte shkaktuar shumë më tepër dëme dhe shkatërrim për popullin e Ukrainës dhe ndoshta edhe për vendet fqinje, nëse kjo do të kishte shkuar në një mënyrë tjetër,” tha ai.

Go to TOP