Personi që ndërroi jetë tragjikisht në Pejë kishte qenë komandant i UÇK-së

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit tragjik për vdekjen e ish-komandantit të UÇK-së, Deli Leka, i cili ndërroi jetë sot pas një incidenti në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe në Pejë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Leka do të kujtohet përgjithmonë për kontributin e tij atdhetar.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe ish-bashkëluftëtarëve për vdekjen e ish-komandantit Deli Leka.

Postimi i plotë:

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëluftëtarit tim Deli Leka.

Përherë do të kujtojmë kontributin e tij atdhetar, trimërinë e guximin në rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit.

Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve!

Go to TOP