Memli Krasniqi me videoselfie: Kryeministër, a e ke ndërmend me ia fillu punës ndonjëherë?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar sonte një videoselfie nëpërmjet së cilës e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a do t’ia filloj ndonjëherë punës apo do të vazhdoj me propaganda e video-montazha shpifëse.
Krasniqi në këtë video e ka pyetur të parin e Qeverisë së ku është plani i tij për shëndetësi më të mirë e arsim më cilësor.

Ai e ka pyetur atë se ku janë vendet e punës e prosperiteti i premtuar.

“A kjo është ma e mira që mund të bësh, Kryeministër? A kjo është zgjidhja jote për krizën sociale e ekonomike? A kjo është shpresa që ua ofrove të rinjve, që sot i ke zhgënjyer aq keq, sa po largohen nga vendi në numra rekord? Po ku është plani yt për shëndetësi më të mirë? Ku është zgjidhja jote për arsim më cilësor? Ku janë vendet e punës për rininë tonë? Ku është prosperiteti që ua ke premtuar të gjithëve qe sa e sa vjet Ballafaqohu me kërkesat e qytetarëve, ofroju zgjidhje konkrete problemeve që i rëndojnë ata. Largoje retorikën tënde të vjetër, negative e nihiliste”, ka thënë ndër të tjera kreu i PDK-së në ketë videoselfie që mujd ta shikoni të plotë më poshtë.

Go to TOP