Policia shqipton mbi një mijë gjoba ndaj kundërvajtësve të trafikut rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 22.03.2024-28.03.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar njëmijë e treqind e pesëdhjetë e shtatë gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

“· Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

· Hetim i shtatë (7) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për nëntëmbëdhjetë (19) ngasës,”, njofton policia.

“Gjithashtu njësiti rajonal i trafikut rrugor në kuadër të implementimit të planit “Këmbësorë” ka shqiptuar trembëdhjetë (13) gjoba për këmbësoret që janë takuar duke kaluar rrugën jashtë vendkalimeve të shënjuar për këmbësor dhe gjoba për ngasësit e automjeteve që janë hasur duke mos respektuar përparësinë e kalimit për këmbësorët në vendkalimet për këmbësor”.

Go to TOP