Policia shkatërron sot armët e konfiskuara

Policia e Kosovës do të organizojë sot ceremoninë për shkatërrimin e armëve të konfiskuara.

Në njoftimin e Policisë thuhet se konfiskimi dhe shkatërrimi i këtyre armëve janë rezultati i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të palëve dhe institucioneve të ndryshme të zbatimit të ligjit, partnerëve ndërkombëtarë dhe qytetarëve të Kosovës.

Në ceremoni pritet të marrin pjesë zyrtarë nga PK-ja, MPB-ja dhe partnerë ndërkombëtar.

Ceremonia do të mbahet në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj (Metali05 SH.P.K).

Go to TOP