Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve

Policia Rrugore në Shqipëri ka bërë  thirrje për drejtuesit e automjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia Rrugore  ka bërë të ditur se deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.

Gjithashtu thuhet se shërbimet e Policisë kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiu dhe në disa zona malore me reshje dëbore .

“Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po  punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe për pastrimin nga rënia e inerteve në zonat me intensitet të lartë të reshjeve të shiut . Deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore , të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP