Policia e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar kontrabandimi i dy lopëve dhe një viçi nga Maqedonia.
Sipas PK-së, për këtë ësahtë arrestuar edhe një mashkull kosovar me inicialet Xh.C., i cili është zënë në flagrancë.
“Gjedhët dyshohet se janë futur përmes rrugëve ilegale malore nga territori Maqedonisë së Veriut në territorin e RKS-së, dhe ishin pa matrikula dhe dokumentacion përkatës.Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, me ç’rast janë njoftuar inspektorët e AUV-it si dhe prokurori kompetent me udhëzim të së cilit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kafshët e konfiskuara i dorëzohen Doganës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.