Policia në kërkim të urës së vjedhur 17 metra të gjatë

Policia në Ohio të ShBA-së thonë se janë në kërkim të një gjëje të pazakontë që u vodh: një ure të tërë këmbësorësh 17 metrash të gjatë.

Ajo më parë shërbente si një vendkalim për këmbësorë përgjatë lumit, por u zhvendos në një fushë të hapur si pjesë e një projekti të restaurimit të ligatinave.

Qyteti kishte planifikuar të ripërdorte në një vend të ri, por së fundmi zbuluan se ura prej 40 mijë dollarësh ishte vjedhur nga aty ku e kishin lënë.

Go to TOP