Vela: Serbia dhe Republika Srpska janë ‘veglat’ e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

Shefi i kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, thotë se Serbia dhe Republika Srpska janë mjete që po shfrytëzohen nga Rusia për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

Vela në Twitter thekson se, Rusia po kërcënon NATO-n për ta kthyer Evropën si fushë e konfrontimit ushtarak.

“Rusia po kërcënon NATO-n që ta kthejë kontinentin evropian në një fushë konfrontimi ushtarak. Kjo rrezikon jo vetëm Ukrainën dhe vendet Baltike, por edhe Ballkanin Perëndimor. Serbia dhe Republika Srpska janë mjetet ruse për destabilizimin e rajonit”, ka reaguar Vela. 

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP