Policia konfiskon 70 motoçikleta në Gjakovë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka konfiskuar 70 motoçikleta për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, mungesës së helmetës, mos regjistrimit e mos doganimit të mjeteve.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, këto motoçikleta janë konfiskuar nga data 3 deri më 5 maj.

“Përveç masave ndëshkuese ndaj motoçiklistëve,  gjatë këtyre tri (3) ditëve janë shqiptuar edhe katërqind e dy (402) gjoba të tjera për kundërvajtës të tjerë për: tejkalim të shpejtësisë, tejkalime në vendet e ndaluara, përdorim të telefonit gjatë ngasjes, mos vendosje të rripit të sigurisë dhe kundërvajtje tjera, si dhe janë konfiskuar 11 patentë shoferi.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë do të vazhdon me marrjen e masave të ndryshme preventive dhe ndëshkuese, gjithmonë me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve, sidomos ato me pasoja të rënda”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë. /Kosova.info/

Go to TOP