Policia kërkon ndihmë për kapjen e personit që plagosi tre persona në Pejë

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për të kapur të i cili mbrëmë me armë zjarri ka plagosur tre persona. Sipas policisë, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale.

Policia e Kosovës  duke u bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, kërkonë bashkëpunim me qytetarët për të kapur Agron (Mentor) Gashin i lindur me 19.11.2002 nё Pejë.

“I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Vrasje e rёndё nё tentativё”, e cila ka ndodhur me 22.05.2024 rreth orës 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. /Kosova.info/

Go to TOP