Policia jep detaje për aksidentin në Drenas, katër të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Llapushnik të Drenasit, ku lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

Detaje ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:50 dhe njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në një automjet të vetaksidentuar.

“Në ora 13:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Njësia policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty ka njoftuar se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet relevante policore janë duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi.

Go to TOP