Kosova

Si duhet të mbrohemi nga temperaturat e larta? – flet drejtori i Emergjencës në QKUK

Në vendin tonë nga dita e hënë janë duke mbizotëruar temperaturat e larta. Madje Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

Në lidhje me këtë temë drejtori i Emergjencës në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) Naser Syla, tha se vetëm gjatë ditës së hënë në Emergjencë tretman mjekësorë kanë kërkuar 261 pacientë, ku prej tyre kishte edhe pacientë që kanë kërkuar trajtim për shkak të të nxehtit.

“Vetëm gjatë ditës së hënë 261 raste janë paraqitur në Emergjencë dhe kanë kërkuar tretman dhe është shumë problem i përballimit nga stafi ynë. Prej tyre ka pasur edhe raste që janë paraqitur nga temperaturat e larta, një prej tyre është pranuar në mjekim intensiv për shkak se ka qëndruar një kohë më të gjatë në diell dhe veç kishte filluar edeme”, tha ai.

Syla këshilloi që fëmijët nga 0 deri në 6 vjeç dhe 50 vjeç e lartë të mos ekspozohen në diell gjatë orëve të mesditës për shkak se rrezet e diellit janë më të forta, në këtë kohë.

Tutje ai shtoi se koha që duhet shmangur daljet është ora 11:00 e paradites deri në ora 17:00 pasdite.

“Çdo person sidomos fëmijët prej 0 deri në 6 vjeç dhe personat prej moshës 50 vjeç dhe lartë duhet gjithësesi ta shmangin daljen në diell sidomos në pikun e ditës kur rrezet e diellit e kanë efektin më të madh. Këta persona duhet t’i ikin ekspozimit në diell prej orës 11:00 të paraditës deri në ora 17:00 të pas ditës. Përveç në rastet kur duhet të dalin patjetër”, deklaroi Syla.

Gjatë ditëve me temperatura shumë të larta duhet të konsumohen deri në 2 litra ujë, për shkak të dehidratimit të trupit për shkak të djersitjes, tha Syla.

“Edhe kur dalin duhet të mbajnë çadër me vete dhe t’i ndjekin hijet dhe vendet e gjelbëruara. Duhet mbajtur organizmin më të hidratuar sepse gjatë verës shumë lehtë vjen deri te dehidratimi i organizmit për shkak të djersitjes më të madhe duhet të konsumohen lëngje dhe ujë sidomos,  deri ne 2 litra të konsumohen ujë gjatë 24 orëve ”, përfundoi ai.

Se duhet të mbrohemi nga dielli përvëlues i këtyre ditëve na ka këshilluar edhe Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

IKSHPK gjatë ditës së hënë doli me një njoftim se nga të nxehtit duhet të kenë kujdes edhe personat të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiologjike dhe ata me diabet.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort