Policia italiane dyshon se dy shqiptarë dëshironin të kontrabandonin drogë me nëndetëse

Policia italiane tha të martën se kishte zbuluar një bandë tregtarësh droge që testonin një nëndetëse me telekomandë, të cilën me shumë gjasa po planifikonin ta përdornin për kontrabandë.

Organizata ishte e bazuar në qytetin verior italian të Torinos dhe dyshohej për trafikim të “sasive të konsiderueshme” të kokainës, hashashit dhe marihuanës, tha policia në një deklaratë.

Gjatë hetimit, i cili u zhvillua mes vitit 2021 dhe 2022, policia sekuestroi më shumë se 204 kilogramë drogë. Nëndetësja e vogël, të cilën trafikantët e kishin projektuar dhe testuar, nuk ishte ende funksionale.

Ka pasur arrestime, por policia nuk ka bërë të ditur se sa. As nuk thanë se pse po e shpallnin hetimin.

Policia zbuloi grupin, që dyshohet se drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë, pas një hetimi ndaj operatorëve të lavazheve që menaxhonin kultivimin e marijuanës.

Sipas deklaratës, kontrabandistët vepronin edhe në Ekuador, Belgjikë, Francë dhe Spanjë.

Go to TOP