Policia i konfiskon dy kamionë që u përdoren për barrikada në veri

Sot, Policia e Kosovës i ka konfiskuar në Leposaviq dy kamionë që serbët i kanë përdorur për të bllokuar rrugët me rastin e shkuarjes në zyre të kryetarit të ri të premten.

Veriu.info ka siguruar foto të kamionëve, të cilët janë sjellur në terminalin doganor në jug të Mitrovicës.

Burime të mediumit bëjnë të ditur se njëri prej kamionëve të konfiskuar kishte qendruar si barrikadë para komunës së Leposaviqit që nga dita e premte.

Mediumi ka tentuar të kontaktoj zëvendës drejtorin rajonal i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i ka thënë se nuk mundet ta pohoj e as ta mohoj kofiskimin e kamionëve.

“Nuk mundem as me pohu e as me mohu”, ka thënë Elshani.

Go to TOP