Kronika e zezë

Policia e shtetit del me njoftim zyrtar për ekzekutimin e nën/Komisarit që u vra gjatë operacionit: U sulmua grupi i kontrollit të drogës

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e efektivit të Policisë, Saimir Hoxha, në zonën e Ishull Lezhës. Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se: Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit  për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

Shfaq më shumë
//thaudray.com/4/3473483