Edi Rama është lider i rajonit! Nëse dikush i ka bërë hile, ai…

Analisti Frrok Çupi ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama dje në Kosovë me ftesë të homologut të tij Albin Kurti.

Çupi e sheh pozitivisht këtë vizitë dhe shprehet se edhe Albin Kurti më në fund hoqi dorë nga urrejtja ndaj qeverisë së Shqipërisë.

“Albin Kurti është vendosur fort kundër qeverisë shqiptare, Rama dhe Kurti u takuan ballë për ballë dhe lëshuan armët.  Dje mes dy liderëve është folur politikisht ftohtë. Kurti hoqi dorë nga urrejtja dhe sulmi ndaj qeverisë shqiptare. Pashë dje se dhe qeveria e Kosovës nuk është totalisht kundër Ballkanit të Hapur,” tha Çupi për emisionin Breaking’.

Rama – kryetar i rajonit, pse e ka marrë këtë përsipër?

“Duke njohur Ramën si tip, ai është ashtu, një njeri përbashkues, nuk ka qenë kurrë konfliktual, nuk i ka shkuar të keqes mbrapa, i ka lënë atje. Nëse i ka bërë dhe dikush hile në basketboll, ai e linte me aq. Ka qenë figurë intelektuale, rebele. Rama ka dhe mbështetjen e Perëndimit, është parë si më paqësori, është parë si gjetësi i zgjidhjeve deri tani, jo konfliktual”, tha analisti.

Go to TOP