Policia e pa në video duke përdorur armën e zjarrit, arrestohet i dyshuari

Një i dyshuar nga Rogova e Gjakovës është arrestuar pasi sipas policisë ka përdorur armën e zjarrit dhe video-incizimin e ka postuar në rrjetet sociale.

Arma e përdorur në atë rast është konfiskuar dhe më pas i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

Datë 06.01.2022, policia përmes rrugëve operative kishte siguruar një  video incizim,  ku i dyshuari shihet se kishte përdor armën e zjarrit në fshatinë Rogovë, dhe videon e kishte postuar në rrjetet sociale.

Pas një pune të fryteshme operative-hetimore është identifikuar i dyshuari dhe siguruar prezenca e ti në Stacionin policor Gjakovë , dhe pas ofrimit të deshmive materiale i njejti ka pranuar  pronesinë ndaj armës dhe të njejten e ka dorëzuar  e cila dhe është konfiskuar.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit , dhe me urdhër të tij i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

Go to TOP