Policia e Kosovës: Kujdes të shtuar gjatë ngasjes kur ka shi!

Policia e Kosovës ka kërkuar që vozitësit e automjeteve të kenë kujdes të shtuar sidomos gjatë ditës së sotme ku po ka reshje të shiut dhe rrugët janë me ujë.

“KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES KUR KA TË RESHURA TË SHIUT DHE RRUGË TË MBULUARA ME UJË!” bën thirrje Policia e Kosovës.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”.

Go to TOP