Policia e Kosovës garanton në Speciale për lirimin e Haradinajt dhe Gucatit

Policia e Kosovës ka dërguar garancë për lirimin nga paraburgimi edhe të krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati.

Gjithçka kishte nisur më 22 tetor, kur Trupi Gjykues kishte urdhëruar vazhdimin e paraburgimit për Gucatin e Haradinajn.

Po atë ditë, Trupi Gjykues kishte kërkuar nga Policia e Kosovës që të dërgojë informacione mbi aftësitë e saja operacionale për zbatimin e lirimit me kusht.

Garanca e Policisë së Kosovës për dy të lartpërmendurit kishte shkuar në Gjykatën Speciale më 25 nëntor, teksa më 2 dhjetor e njëjta ka shkuar e përkthyer në gjuhën angleze.

Kësisoj, Trupi Gjykues ka marrë vendim që Prokurorisë t’i caktojë afatin që deri më 10 dhjetor në orën 16:00 të dërgojë komentet e saja mbi raportin, teksa mbrojtjes i ka dhënë afat që këtë ta bëj deri më 16 dhjetor.

Pas analizimit të rrethanave dhe parashtresave, pritet të nxirret një vendim i ri për lënien ose jo në paraburgim të Haradinajt dhe Gucatit. 

Go to TOP