Policia e Berlinit heton komentin e Abassit për Holokaustin

Policia e Berlinit ka nisur një hetim paraprak kundër presidentit palestinez, Mahmoud Abbas lidhur me komentet se Izraeli kishte kryer “50 holokauste” kundër palestinezëve.

Vërejtjet, gjatë një konference për shtyp në Berlin së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, shkaktuan zemërim në Gjermani, Izrael dhe më gjerë.

Policia konfirmoi raportimet e së përditshmes gjermane, Bild se Abbas po hetohej për nxitje të mundshme të urrejtjes pas marrjes së një ankese zyrtare penal, raporton abcnews.

Krahasimi i Holokaustit është një vepër penale në Gjermani, por hapja e një hetimi paraprak nuk kërkon automatikisht një hetim të plotë.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se Abbas – si përfaqësues i Autoritetit Palestinez – do të gëzonte imunitet nga ndjekja penale sepse ai po vizitonte vendin në cilësinë zyrtare.

Gjermania nuk i njeh territoret palestineze si një shtet sovran, një qëndrim që Scholz ripohoi të martën. 

Go to TOP